I themeluar në vitin 2013, gjimnazi “Hasan Nahi” mori emrin nga një ndër figurat më të ndritura të arsimit dhe shkencës shqiptare. Që nga viti i parë, shkolla nisi të tërheqë vëmendje me rezultatet e larta në testime kombëtare dhe me pjesëmarrjen e suksesshme në garat shkencore, si: ASEF, GENIUS Olympiad, INFOMATRIX, dhe I-SWEEEP.
Në vitin 2017, gjimnazi hyri në historinë e arsimit të mesëm në Kosovë duke organizuar edicionin më të madh të garës Eureka me mbi 2000 nxënës.
Ndër vite, shkolla është pasuruar me staf të kualifikuar, laboratorë bashkëkohorë dhe rrjete ndërkombëtare bashkëpunimi.