Ndër arritjet më të mëdha përfshihen:

  • Genius Olympiad – SHBA 2017: Medalje argjendi për projektin kushtuar mbrojtjes së ambientit;
  • Golden Climate – Kenia 2017: Dy medalje ari;
  • I-SWEEEP – SHBA 2015 & 2017: Katër medalje (dy argjendi, dy bronzi);
  • INFOMATRIX – Rumani 2023 & 2024: Medalje bronzi për projekte në teknologji;
  • ASEF – Shqipëri (2013-2025): Fitues të rregullt të medaljeve në kategoritë e shkencave natyrore, kompjuterike dhe shoqërore;
  • Ish-nxënësit e gjimnazit janë pranuar në universitete elitare, si: Harvard, Stanford, ETH Zurich, dhe janë pjesë e programeve si US Air Force Academy.
  • Eureka (2013-2025): Gjimnazi “Hasan Nahi” ndihet krenar me organizimin e njërës ndër garat më të mëdha në Kosovë për nxënësit e klasave të 9-ta në fushën e matematikës dhe të logjikës.
    Në edicionin e 4-të (në vitin 2016) kjo garë mblodhi mbi 2000 nxënës pjesëmarrës nga e gjithë Kosova dhe kjo ngjarje pati mbulim të gjerë në medie.